Politike

"Hapni audion, prokurorët s’më kanë komunikuar akuzën"/ Beqaj në gjykatë: Duan vetëm të dënohem

Beqaj deklaroi para gjykatës se nuk i është komunikuar ende akuza e re. 

3 Mars 2026, 13:59 Nga D.S
"Hapni audion, prokurorët s’më kanë komunikuar
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit sot në seancën gjyqësore lidhur me procesin e njohur si “Sterilizimi”. Beqaj deklaroi para gjykatës se nuk i është komunikuar ende akuza e re. Sipas tij, qëllimi i prokurorëve duket të jetë dënimi i tij, pavarësisht nga akuza reale.

“Mua ende nuk më është komunikuar akuza e re, as me shkrim, as me gojë. Nëse doni, mund të hapim audion e seancës. Mesa duket, qëllimi i prokurorëve është të dënohet Ilir Beqaj, nuk ka rëndësi për ta cila është akuza.”, tha Beqaj./Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll