Aktualitet

Plas sherri në zyrat e IKMT/ Drejtori i Mjedisit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën

Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

3 Mars 2026, 15:49 Nga E. D

Plas sherri në zyrat e IKMT/ Drejtori i Mjedisit, Klesti Çela dhunon

TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Bëhet me dije se është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta. Siç raportohet, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit, i cili është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë.

Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve. Gjithashtu raportohet, se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave, ku sipas burimeve brenda institucionit, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas këtij debati, situata ka degraduar deri në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit. Pas incidentit të rëndë Çela mësohet se ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen. Ndërkohë, që deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira./Dosja.al

ikmt fatmir meta klesti Çela

Sondazh

Poll