Bota

Përdornin foshnjën e tyre 4-muajshe për të fituar para, arresohet çifti i turistëve

5 Shkurt 2019, 17:19 Nga DOSJA
Përdornin foshnjën e tyre 4-muajshe për të fituar para,

Një çift bashkëshortor nga Rusia janë arrestuar në Malajzi, pasi bënin akrobaci me vajzën e tyre katërmuajshe për të fituar para. Gjatë një “performance” në rrugë, ata ishin filmuar duke e hedhur në ajër foshnjën sikur të ishte send, shkruan “BBC”.

Performanca e tyre ishte shfaqur dhe në internet dhe në këtë mënyrë ishte informuar dhe policia. Kjo e fundit i arrestoi për shkak të keqtrajtimit që i bënin vogëlushes.

Shefi i policisë së qytetit Kuala Lumpur, Mazlan Lazim, ka deklaruar se për fat të mirë foshnja nuk kishte pësuar asnjë lëndim. Reagime të shumta pati dhe në rrjetet sociale, ku shumica e komentuesve ishin shokuar dhe shprehur se paraqitje të tilla janë ilegale.

(m.p/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota arrestohet cifti rus kuala lumpur mazlan lazim perdornin femijen per para arrestohet cifti rus kuala lumpur mazlan lazim perdornin femijen per para

Sondazh

Poll