Aktualitet

VIDEO+ EMRI/ E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani për krime në fushën e narkotikëve, arrestohet 19-vjeçarja

Blutë njoftojnë, se Maryam Assaf kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

2 Mars 2026, 09:09 Nga E. D

VIDEO+ EMRI/ E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani për krime

TIRANË- Policia ka arrestuar një 19-vjeçare nga Gjermania, e cila ishte e ënuar me 10 vite burg për trafik droge. Blutë njoftojnë, se Maryam Assaf kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.


Njoftimi i Policisë: 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë./Dosja.al

maryam assaf

Sondazh

Poll