Sport

VIDEO/ Pa paga dhe në vendin e fundit, shikoni fjalimet dhe si motivohen lojtarët e Flamurtarit

19 Shkurt 2020, 15:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Pa paga dhe në vendin e fundit, shikoni fjalimet dhe si motivohen

VLORË- Flamurtari do të merrte fitoren e parë në Gjirokastër, atje ku do të fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Luftëtarit. Kjo ishte edhe tre pikëshi i parë që vlonjatët merrnin në këtë Superiore, pas 22 javësh kampionat.

Por si u arrit deri këtu? Portieri Shpëtim Moçka tregon një video motivuese që është bërë te Flamurtari mes lojtarëve. Ata flisnin për situatën e klubit, duke vendosur theksin në faktin se klubi nuk e kishte marrë ende fitoren e parë dhe kjo gjendje nuk mund të vazhdonte gjatë.

Moçka:Çuna kemi që nga gushti që po stërvitemi dhe turp i zotit që nuk kemi ende fitoren e parë. Sot është dita për të luftuar për veten tonë. Po na q…. nëna këtu, po djersisim në stërvitje. Me halle e më probleme ne jemi të gjithë, por këtë fitore sot le ta marrim për veten tonë. Për klubin, për Flamurtarin, në rregull?

Ribaj: Sot ska justifikime!

Hoxhaj: Dalin analista dhe thonë që Flamurtari ska cilësi dhe lojtarë , ne kemi futbollistë të talentuar e lojtarë me eksperiencë që kanë fituar kupa dhe kampionate. Forca!

Në fund: Luftëtari 0-1 Flamurtari

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari kategoria superiore luftetari flamurtari kategoria superiore luftetari

Sondazh

Poll