Sport

“Lufta” për stadiumin, “Air Albania” pret dy ndeshje brenda një jave

19 Shkurt 2020, 16:04 Nga DOSJA
“Lufta” për stadiumin, “Air Albania” pret dy

TIRANË- Stadiumi “Air Albania” ka hapur dyer për një tjetër sfidë të javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Pas konfirmimit të Kukësit që sfida me Tiranën do të mbahet atje, tashmë ka ardhur edhe ai i Partizanit.

Ekipi i “Demave” të kryeqytetit përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” bën me dije se takimi me Bylisin do të zhvillohet te stadiumi i ri.

Kjo ndeshje do mbahet ditën e shtunë në orën 17:00, ndërsa pritet të jetë një sfidë shumë e fortë. Ky takim dhe ai verilindorëve dhe Tiranës mund të konsiderohen të dy si supersfida të kësaj jave.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania kerkesa e klubeve partizani air albania kerkesa e klubeve partizani

Sondazh

Poll