Sport

“Do të mungojë në shkollë për arsye historiko-kulturore”, ja si justifikohet tifozi i Atalantës!

19 Shkurt 2020, 19:45 Nga DOSJA
“Do të mungojë në shkollë për arsye

ITALI- Atalanta është e gatshme të shkruajë historinë në ndeshjen ndaj Valencias. Dy skuadrat do të përballen në ora 21:00 në San Siro, ndërsa është publikuar një letër që arsyeton mungesën e një tifozi të skuadrës italiane në shkollën e tij.

Kryetari i Begamos, Giorgio Gori ka publikuar një letër, ku thuhet se tifozi i Atalantas do të mungojë në shkollë shkaku i ndeshjes që zhvillon skuadra e tij ndaj Valencias. “Dëshirojmë t’ju informojmë se Edoardo do të mungojë në shkollë për arsye historiko-kulturore në këtë pasdite. Ai do të shoqërojë babain e tij në një epokë historike të Bergamos. Forca Atalanta!”, ka shkruar babai i tij në një njoftim për shkollën.

Në këtë ndeshje historike për klubin italian pritet të thyhet shikueshmëria e tifozëve në stadium, me rreth 45 mijë tifozë të pranishëm.

(e.ç/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta atalanta valencia champions league letra e tifozit te atalantas atalanta atalanta valencia champions league letra e tifozit te atalantas

Sondazh

Poll