Sport

Doni të mësoni formën e mirë të Haaland, jua tregon babai i lojtarit!

19 Shkurt 2020, 16:27 Nga DOSJA
Doni të mësoni formën e mirë të Haaland, jua tregon

GJERMANI- Erling Haaland po shkëlqen te Borussia Dortmund dhe kjo ka tashmë një arsye për formën e tij të mrekullueshme. Lojtari 19-vjeçar deri më tani ka shënuar 37 gola në këtë sezon për klube dhe kombëtaren, përfshirë këtu dy realizimet e mbrëmshme ndaj PSG në Ligën e Kampionëve. Babai i lojtarit, Alfie Haaland ka zbuluar se djali i tij ka kopjuar dietën e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për t’u bërë më i miri.

“Erling është duke bërë disa sakrifica që të bëhet një ndër më të mirët në botë. Është larguar nga shtëpia kur ishte vetëm 16-vjeçar, ku ishte vendosur në Molde dhe mund të them se ai është më profesionist se sa isha unë”, ka thënë ish-lojtari i Manchester Cityt dhe Leeds  për ESPN.

“Patrice Evra më ka treguar për dietën që mbante Cristiano Ronaldo, duke ngrënë vetëm peshk. Erling tani po tenton të bëjë të njëjtën gjë, shkaku që Ronaldo tani është 34-vjeçar dhe ende është në formë të mire”. Kjo dietë natyrisht se po e ndihmon atë që të jetë në formë dhe ai është i gatshëm që të bëjë edhe të tjera sakrifica në mënyrë që të bëhet më i miri”, ka shtuar më tej babai i lojtarit.

Norvegjezi ka thyer një rekord, duke u bërë lojtari që arriti të shënojë dhjetë gola në shtatë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alfie haaland babai i haland erling haland alfie haaland babai i haland erling haland

Sondazh

Poll