Sport

Inter gati të rikthehet ‘Made in Belgjika’, Marotta me plan B, ja dy lojtarët që kërkon me parametra zero

19 Shkurt 2020, 15:01 Nga DOSJA
Inter gati të rikthehet ‘Made in Belgjika’, Marotta me plan B,

ITALI- Inter po vazhdon të jetë aktiv në merkato për t’u përforcuar për sezonin tjetër. Këtë herë drejtuesit zikaltër po punojnë të afrojnë lojtarë që i skadon kontrata në fund të sezonit. Inter ka monitoruar me kujdes situatën e Mertens.

Kontrata e sulmuesit të Napolit skadon në fund të sezonit dhe bisedimet janë duke vazhduar për një rinovim të sulmuesit. Megjithatë, sipas Calciomercato.com, kontaktet kanë nisur midis Interit dhe Mertensin për një marrëveshje, me klubin që është i gatshëm të paguajë 32-vjeçarin për pagën që ai kërkon nga Napoli.

Ndërkohë Il Corriere dello Sport thekson se Inter është interesuar edhe për bashkëlojtarin e Mertensit, Jan Vertonghen. Ashtu si Mertens, kontrata e mbrojtësit të Spurs skadon gjithashtu në fund të sezonit dhe besohet se klubi do të dëshironte ta sjellë Vertonghen në rast se Diego Godin largohet nga zikaltërit në fund të sezonit.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkaato e inter moratta inter merkaato e inter moratta

Sondazh

Poll