Politike

Meta thirrje për 2 marsin, Lefter Maliqi: E mbështes Presidentin, Policia të ketë kujdes me gazin lotsjellës (VD)

20 Shkurt 2020, 09:28 Nga DOSJA
Meta thirrje për 2 marsin, Lefter Maliqi: E mbështes Presidentin,

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat një ditë pasi Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për tubim në 2 mars. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Maliqi u shpreh se nga kjo protestë pret rrëzimin e Edi Ramës.

Deputeti shtoi se mbështet Metën në këtë tubim, por nga ana tjetër bëri thirrje për Policinë që të ketë kujdes me gazin lotsjellës kundër qytetarëve që do jenë në shesh. Po ashtu ai u ‘shtrin dorën’ dhe ndërkombëtarëve dhe i fton që të ndrëhyjnë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demorkatëve, dhe të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur por të rrëzohet ky diktator. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së. Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste. Në këtë manifsetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë.

Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës. I bëj thirrje edhe atij policit të kombinatit që shet mend nën urdhërat e ministrit të brendshëm. 860 milion euro kredi janë taksat tona, shtëpitë do të bëhen, prandaj më 2 mars të gjithë socialistët, miqtë e mi, përkrahësit e vendit të jenë aty, ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe mos ketë konfrontim dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Meta ka qenë në grevë në vitin 1991 për sistemin, kurse sot këta bëjnë marrëveshje ende. Shqiptarët po ikin, në Rinas janë duke ikur, në kufi janë duke ikur, droga po lulëzon . Të dashur shqiptarë jemi në një ditë ku thërret qameti, mos e shikoni vendit të qetë. Ta rrëzojmë këtë diktator dhe t;ia lëmë propagandën disa ministrave kukulla që nuk kanë lidhje me PS”, ishte kjo deklarata e deputetit Maliqi.

Presidenti Ilir Meta i bëri dje thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër asaj që e quan ‘grusht i shtetit’. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Ai nënvizoi se në relacionin që shoqëron projektligjin, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër për këtë çështje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lefter maliqi thirrja e metës për 2 marsin ilir meta lefter maliqi thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll