Politike

Protesta e opozitës/ Bardhi: Sot dita për të qenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

28 Shkurt 2026, 15:49 Nga D.S
Protesta e opozitës/ Bardhi: Sot dita për të qenë edhe
Gazmend Bardhi

TIRANË-  Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës që pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera ai thekson se, sot  është momenti për të treguar të gjithë bashkë se largimi i Ramës, është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Postimi i plotë:

"Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës. Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.", shkruan Bardhi./Dosja.al

prostesta e opozites bardhi

Sondazh

Poll