Politike

Ngujimi në bulevard/ Berisha: Nuk mund të them nëse do ndodhë sot, por rruga e sigurt është kryengritja paqësore e vazhdueshme

Berisha u shpreh se nuk mund të garantojë nëse sot do të ndodhin bllokime të bulevardit, por qëndresa dhe mobilizimi i qytetarëve do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

28 Shkurt 2026, 13:47 Nga I.A
Ngujimi në bulevard/ Berisha: Nuk mund të them nëse do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se rruga e sigurt për të arritur ndryshimin është kryengritja paqësore e vazhdueshme. Berisha u shpreh se nuk mund të garantojë nëse sot do të ndodhin bllokime të bulevardit, por qëndresa dhe mobilizimi i qytetarëve do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

"Është taktika jonë, të falënderoj për pyetjen. Ne besojmë se duhet të jenë të përqendruara në Tiranë, por edhe mund të përhapen, por kjo ka qenë taktika jonë. Kërkesa dhe propozimi juaj është absolutisht i drejtë dhe ajo do ndodhë. Por nuk mund të them se do ndodhë sot. Por rruga e vetme e sigurt është kryengritja paqësore e vazhdueshme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll