Politike

Berisha: Po të publikohen videot dhe fotot e Gysit, Edi Rama nuk del nga shtëpia

Berisha u shpreh se në zyrën e Ergys Agasit ekziston një arkiv me materiale filmike dhe fotografike “nga më të turpshmet”, duke pretenduar se aty janë të përfshirë funksionarë të drejtësisë dhe qeverisë.

28 Shkurt 2026, 14:12 Nga I.A
Berisha: Po të publikohen videot dhe fotot e Gysit, Edi Rama nuk del nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha lëshoi akuza për ekzistencën e videove dhe fotografive komprometuese që implikojnë zyrtarë të lartë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se në zyrën e Ergys Agasit ekziston një arkiv me materiale filmike dhe fotografike “nga më të turpshmet”, duke pretenduar se aty janë të përfshirë funksionarë të drejtësisë dhe qeverisë.

"Po, e vërtetë, degradimi ishte në shkallë ekstreme që ta dinë shqiptarët dhe aty janë një kamion me video dhe fotografi nga më të turpshmet në të cilat janë të implikuar nga Edi Rama gjer në një nivel tjetër. Ajo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjykatës, nga prokurorë, nga kryepolicë, nga ministra, mbiministra, e me radhë. Ajo zyrë me arkivin e saj do mbetet në historinë e këtij vendi turpi më i madh. Ndaj, unë kam kërkuar dhe kërkoj që ato dokumente të publikohen. Por po të publikohen ato, Edi Rama nuk del nga shtëpia se çfarë ka direkt për të. Ndaj të dalë, t’i publikojë. Ato do publikohen se ato janë, ekzistojnë. Por fatkeqësia është se parlamenti dhe Edi Rama nuk pranon," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll