Politike

Berisha: Ftoj çdo socialist të ndershëm të heqim këtë të keqe të madhe që ka Shqipëria

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha kritikoi ashpër lidershipin e Ramës, duke e akuzuar se ka forcuar lidhjet me krimin e organizuar dhe ka shndërruar qeverinë në një strukturë kriminale.

28 Shkurt 2026, 13:31 Nga I.A
Berisha: Ftoj çdo socialist të ndershëm  të heqim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ftoi çdo socialist të ndershëm të bashkohet me opozitën për të larguar të keqen e madhe që qeveria aktuale ka sjellë në Shqipëri. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha kritikoi ashpër lidershipin e Ramës, duke e akuzuar se ka forcuar lidhjet me krimin e organizuar dhe ka shndërruar qeverinë në një strukturë kriminale.

Në fund, Berisha ftoi socialistët që të qëndrojnë në anën e qytetarëve dhe të idealit për një Shqipëri të drejtë dhe demokratike.

"Përshëndetje Alban, në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet pas një rotacioni, dëshmi e funksionimit të demokracisë, në parlament unë i jam drejtuar me këto fjalë: Lidhjet e tua me krimin janë universalisht të njohura, por qytetarët shqiptarë u votuan dhe do të thotë se u amnistuan për lidhjet që keni me krimin. Jam i sigurt se edhe Brukseli do të amnistojë, do të pranojë verdiktin e qytetarëve shqiptarë. Por, gjithçka do të përcaktohet nga qëndrimi yt ndaj krimit të organizuar.

Do i presësh ti lidhjet me krimin dhe bandat, ky do jetë një zhvillim shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do i forcosh dhe do përdorësh pushtetin për t’i forcuar ato, kjo do jetë një tragjedi. E vërteta është se, ai përdori të gjithë pushtetin e tij për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me bandat gjersa e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale. Ndaj dhe unë, ftoj çdo socialist të ndershëm që ka idealet e tij të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në krye pas Enver Hoxhës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll