Politike

Pa podium dhe fjalime, çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës

Raporton se ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.

28 Shkurt 2026, 15:36 Nga E. D
Pa podium dhe fjalime, çfarë pritet të ndodhë sot në
foto ilustuese

TIRANË- Disa detaje janë zbuluar në lidhje me protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike. Raporton se ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.

Ndërkohë bëhet me dije, se nuk është ngritur as një podium. Gjithashtu mësohet se nuk do të shkohet pranë Kuvendit, siç është bërë herët e tjera.

Kjo si masë paraprake për të mbrojtur besimtarët myslimanë, pasi në atë orë sapo kanë mbyllur agjërimin dhe janë duke u falur në xhami./Dosja.al

protesta e opozites

Sondazh

Poll