Politike

Berisha: Rikthimi i të rinjve shqiptarë në vendin e tyre do të jetë politikë kryesore e programit tonë

Duke iu referuar viteve 2014–2026, Berisha nënvizoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria përjetoi një katastrofë demografike, ku politikat e qeverisë detyruan shqiptarët të braktisnin vendin.

28 Shkurt 2026, 13:11 Nga I.A
Berisha: Rikthimi i të rinjve shqiptarë në vendin e tyre do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se rikthimi i të rinjve shqiptarë në vendin e tyre do të jetë një nga politikat kryesore të programit të Partisë Demokratike. Duke iu referuar viteve 2014–2026, Berisha nënvizoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria përjetoi një katastrofë demografike, ku politikat e qeverisë detyruan shqiptarët të braktisnin vendin.

Kryedemokrati e cilësoi si shembull familjen e Llesh Prendit, dy fëmijët e të cilit, të shkolluar në Itali, u rikthyen për të ndërtuar karrierën dhe jetën e tyre në Shqipëri, por nuk arritën të punësohen për shkak të politikave qeveritare.

"U përshëndes ju dhe fëmijët tuaj Llesh. Vitet 2014-2026 do shënohen në muret e historisë së këtij vendi si vitet e katastrofës më të madhe demografike. Si vitet kur shqiptarët me politikat antishqiptare të Edi Ramës braktisën vendin e tyre si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këto politika të shpunësimit të të rinjve, këto politika të vrasjes së shpresës, kanë dëmtuar rëndë ëndrrën, kanë vrarë ëndrrën e të rinjve shqiptarë për të ndërtuar këtë ëndërr në Shqipëri. Shembulli më i gjallë janë fëmijët e tu, të cilët u shkolluan në shkollat më të mira të Italisë dhe u rikthyen për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri. Por Edi Rama është vrasësi i ëndrrave. Kështu që, largimi i këtij regjimi duhet të jetë objektivi absolut i yni dhe një politikë që do synojë qoftë kushte reale për të rinjtë shqiptarë në Shqipëri që të ndërtojnë ëndrrën e tyre me punësim, me kredi, me strehim, por edhe një përpjekje e madhe shumë për rikthimin e të rinjve shqiptarë që dëshirojnë të rikthehen dhe të investojnë në këtë vend, do jenë drejtime kryesore të politikës sonë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll