Politike

Protesta e sotme/ Berisha: Sigurisht që do ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se revoltë do të ketë sigurisht dhe se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë për përballje dhe qëndresë kundër regjimit aktual.

28 Shkurt 2026, 13:17 Nga I.A
Protesta e sotme/ Berisha: Sigurisht që do ketë revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës do të njohë dimensione të reja dhe është e pandalshme deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se revoltë do të ketë sigurisht dhe se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë për përballje dhe qëndresë kundër regjimit aktual.

"Faleminderit dhe të përshëndes përzemërsisht. Sigurisht që do ketë revoltë. Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës. Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros në OKB. Por në fakt, në qoftë se e rikthen pak, kishin përpara shqiptarët një kufomë politike të pakallur. Kështu që ne do ta kallim atë dhe do i japim vendin që meriton," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll