Politike

Berisha: Dorëheqja e Ramës dhe largimi i tij nga pushteti, është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen

Sipas Berishës, kjo betejë nuk ka lidhje me individë të tjerë në qeveri, por drejtohet drejtpërdrejt kundër kreut të asaj Edi Ramës.

28 Shkurt 2026, 13:02 Nga I.A
Berisha: Dorëheqja e Ramës dhe largimi i tij nga pushteti,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti kryesor që Shqipëria të rigjejë paqen dhe të rikthejë zgjedhjet e lira. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve dhe protestuesve që po qëndrojnë përballë “regjimit antishqiptar të Ramës”.

Sipas Berishës, kjo betejë nuk ka lidhje me individë të tjerë në qeveri, por drejtohet drejtpërdrejt kundër kreut të asaj Edi Ramës.

"Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj inkurajues. Është një betejë e vështirë, por është një mision i madh në të cilin po bashkohen çdo ditë e më shumë shqiptarët. Dhe me këtë rast dua t’u rikujtoj shqiptarëve se kjo betejë nuk lidhej me Lubi Ballukun, në asnjë rast. Kjo betejë lidhet me kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare që është Edi Rama. Ndaj dhe ne këtë betejë do ta vazhdojmë gjersa Edi Rama të largohet nga pushteti. Dorëheqja e tij dhe largimi i tij nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen, të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të ecë në rrugën e normalitetit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll