Politike

Sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Berisha: Le të urojmë që regjimi diktatorial iranian të marrë ndëshkimin e merituar

Berisha u shpreh se është momenti që regjimi diktatorial iranian të marrë ndëshkimin e merituar, duke vënë në dukje se ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, më shumë se çdo regjim tjetër në kohën e sotme.

28 Shkurt 2026, 13:00 Nga I.A
Sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Berisha: Le të urojmë që regjimi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi ssulmet e forcave ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha u shpreh se është momenti që regjimi diktatorial iranian të marrë ndëshkimin e merituar, duke vënë në dukje se ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, më shumë se çdo regjim tjetër në kohën e sotme.

"Ndërkohë sot në mëngjes, agjencitë e lajmeve njoftuan se forcat ajrore të Izraelit dhe të SHBA kanë bombarduar rezidencat dhe qendrat e udhëheqësve diktatoriale teokratikë të ajatollahëve të Iranit. Le të urojmë që kenë marrë përgjigjen e merituar pasi ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim i kohës së sotme. Le të urojmë që të marrin ndëshkimin e merituar sepse prej kohësh e kanë merituar një ndëshkim të tillë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll