Aktualitet

Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte vetëm tranzit, e kemi pas nën kontroll

19 Shkurt 2020, 19:58 Nga DOSJA
Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, ka reaguar në lidhje me kamionin me kokainë që kaloi përmes Shqipërisë dhe u kap në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim për ABC News, Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte vetëm tranzit, e kemi pas nën kontroll

E kemi pas nën kontroll. Është vetëm tranzit. Nuk ka lidhje me ne”, ka thënë Kraja për kamionin me 1.3 ton kokainë që hyri në pikën kufitare të Hani i Hotit dhe doli nga Qafë Thana.

Një sasi e madhe kokaine është kapur sot në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani mësohet se janë sekuestuar 1.3 ton. Kokaina ishte e fshehur në një kamion me banane që kishte ardhur nga Amerika dhe destinacioni kishte Slloveninë. Droga u gjet në një magazinë frutash, në fshatin Krushopek të Sarajit, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1.3 ton kokaine ne maqedoni arben kraja kokaine ne maqedoni 1.3 ton kokaine ne maqedoni arben kraja kokaine ne maqedoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 18:23

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të rikthehet sërish para togave të zeza, 6 muaj pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për “sh...