Sport

Buzëqeshje “mallkuese” e Champions, Klopp dhe Salah të qeshur, pamjet bëjnë xhiron e botës (Video)

15 Mars 2019, 15:48 Nga DOSJA
Buzëqeshje “mallkuese” e Champions, Klopp dhe Salah të

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Tetë skuadrat më të forta të Europës kanë njohur rivalet e tyre të radhës në Ligën e Kampioneve.

Në çerekfinale janë katër skuadra angleze, por në këtë fazë do të kemi vetëm një derbi anglez, atë mes Totenhemit dhe Mançester Sitit.

Short më të lehtë në letër ka pasur “zonja e vjetër” e cila do të presë Ajaksin. Ndërkohë që Barcelona do të përballet me Mançester Junajtin e Liverpul do të përballet me Porton.

Pikërisht përballja mes Liverpulit dhe Portos nuk ka kaluar pa u vëndosur në sy të faqeve të memeve. Kjo për shkak se Liverpool shihet si favorit në letër për të fituar këtë përballje e për të avancuar më tej në Ligen e Kampionëve. Në video shfaqen trajneri Liverpulit, Jurgen Klopp dhe sulmuesit Salah, Mane e Frimino të cilët duken të tejet të lumtur për kundërshtarin që i caktoi shorti për në fazën çerekfinale.

Por a do vijojë buzëqeshja e tyre edhe pas përballjes? Kjo ngelet të shihet pasi pavarësisht potencialit që ka në përbërje skuadra angleze, edhe Porto është tejet e vështirë që të kalohet në fushën e saj.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league firmino jurgen klopp liverpool porto mane salah champions league firmino jurgen klopp liverpool porto mane salah

Sondazh

Poll