Politike

Meta ironizon Ramën, nxjerr videon nga parlamenti në 2016: Ja si i thirra qenushët e Soros për të votuar me 140 vota Reformën në Drejtësi

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka nxjerrë një video nga parlamenti në vitin 2016, kur ai ishte kryetar Kuvendi, ndërkohë shprehet se reforma në drejtësi e Ramës ishte me 69 vota dhe jo me 140, sikurse u miratua më pas.

26 Shkurt 2026, 19:31 Nga E. D
Meta ironizon Ramën, nxjerr videon nga parlamenti në 2016: Ja si i
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS, se ishte ai që e kishte bërë Reformën në Drejtësi me 140 vota.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka nxjerrë një video nga parlamenti në vitin 2016, kur ai ishte kryetar Kuvendi, ndërkohë shprehet se reforma në drejtësi e Ramës ishte me 69 vota dhe jo me 140, sikurse u miratua më pas. Në postimin e tij, Meta vë në dukje se ka qenë vetë ai, që ka bërë thirrje për të miratuar reformën e mbështetur nga të huajt.

Postimi i Metës:

Tani mora vesh se, Edi Rama ose qenushi i Sorosit, në Pleniumin e tij, paska thënë sërish sot se e kishte bërë ai, me 140 vota, Reformën në Drejtësi.
Dua t’i kujtoj qenushit të Sorosit se reforma e tij dhe dy buzëputhurve, ishte me 69 dhe jo me 140 vota.

Megjithatë, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, do ta shohin, të gjithë shqiptarët se si qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (pra Komisioni i Venecias) por edhe të puthen në buzë nga dëshpërimi.

Për historitë e tjera, prisni edhe pak, që të mos e humbni kuriozitetin. Për këdo që e ka harruar, po ju kujtoj se si i kam thirrur qenushët e Sorosit, për të votuar me 140 vota, Reformën në Drejtësi. Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll