Aktualitet

Organizonin baste të paligjshme në Manzë, vihen nën hetim 4 administratorë dhe pronarë lokalesh 

Ata dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve.

26 Shkurt 2026, 17:55 Nga E.d
Organizonin baste të paligjshme në Manzë, vihen nën hetim 4
Foto ilustruse

MANZË- Policia ka vënë nën hetim 4 administratorë dhe pronarë lokalesh në Manzë. Ata dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve.

Policia ka sekuestruar celularët në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. H., 23 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Manëz, administratorë të një lokali në Manzë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;  -K. D., 31 vjeç dhe Sh. N., 47 vjeç, banues në Manëz, pronar dhe administrator të një tjetër lokali në Manzë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Dosja.al

4 administratorë policia pronarë lokalesh

Sondazh

Poll