Aktualitet

U konfliktuan fizikisht dhe përdorën sende të forta, shpallen në kërkim dy persona në Burrel 

Një 34-vjeçar, banues në Durrës ka goditur me sende të forta një bashkëmoshatar në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit.

26 Shkurt 2026, 14:54 Nga E.d
U konfliktuan fizikisht dhe përdorën sende të forta, shpallen
Foto ilustruse

BURREL- Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme, dy persona në qytetin e Burrelit. Ata janë shpallur në kërkim nga blutë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjerin dhe kanë përdorur sende të forta.

Një 34-vjeçar, banues në Durrës ka goditur me sende të forta një bashkëmoshatar në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit. I lënduar ka marrë dëmtime trupore. 

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç;  E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

burrel policia dy persona

Sondazh

Poll