Aktualitet

Vodhi disa produkte në një farmaci, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari në Durrës

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte vjedhur disa produkte në një farmaci të qytetit. 

26 Shkurt 2026, 15:55 Nga E.d
Vodhi disa produkte në një farmaci, arrestohet në flagrancë
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte vjedhur disa produkte në një farmaci të qytetit. 

44-vjeçari, banues në Durrës u arrestua në flagrancë. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimit në lagjen nr. 12, në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë konstatuar një shtetas duke u larguar me vrap nga një farmaci. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kapur shtetasin I. D., i cili mbante një çantë me produkte të cilat rezultoi se i kishte vjedhur në farmaci. 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 44 vjeç, banues në Durrës. 

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

durrës  44-vjeçar policia

Sondazh

Poll