Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ 49-vjeçari bie nga çatia e banesës, humb jetën në spital

Bëhet me dije se një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re dhe si pasojë ka ndërruar jetë. 

26 Shkurt 2026, 14:59 Nga E. D
E rëndë në Shkodër/ 49-vjeçari bie nga
foto ilustuese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Bëhet me dije se një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re dhe si pasojë ka ndërruar jetë. 

Familjarët e kanë dërguar atë me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër por pavarësisht ndihmës mjekësore, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. 49 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra./Dosja.al

shkodër

Sondazh

Poll