Aktualitet

Dhunoi partneren shtatzënë me sende të forta, arrestohet 25-vjeçari pas ekstradimit nga Beogradi

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

26 Shkurt 2026, 14:44 Nga E.d
Dhunoi partneren shtatzënë me sende të forta, arrestohet
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një25-vjeçar, pas ekstradimit nga Beogradi në Tiranë. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

Ai akuzohet se në muajin janar 2025, në Bulqizë, dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij, shtatzënë.

Njoftimi i policisë 

Ekzekutohet masa e sigurisë "Arrest në burg", ndaj 25-vjeçarit, qe u ekstradua nga Beogradi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër ekzekutuan vendimin e Gjykatës Dibër për shtetasin në kërkim ndërkombëtar K.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

25-vjeçari, u kap në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”. Ai akuzohet se në muajin janar 2025, në Bulqizë, dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij, shtatzënë. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin e 25-vjeçarit nga Serbia, në Shqipëri./Dosja.al

tiranë “dhuna në familje”

Sondazh

Poll