Aktualitet

Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj

Mësohet se SPAK ka kërkuar më Gjokën 14 vite burgim, ndërsa për Ardit Hasanbegaj u kërkuan 9 vite burg.

26 Shkurt 2026, 13:27 Nga I.A
Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën për biznesmenin Pëllumb
Pellumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj në dosjen Metamorfoza. Mësohet se SPAK ka kërkuar më Gjokën 14 vite burgim, ndërsa për Ardit Hasanbegaj u kërkuan 9 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të dy pritet që të përfitojnë uljen e një të trete të dënimit.  

Dy të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Biznesmeni Pellumb Gjoka po gjykohet bashkë me disa të pandehur të tjerë me procedurë të zakonshme për vrasjen e Gjin Ndojit në 2020.

Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje./Dosja.al

ardit hasanbegaj pellumb gjoka

Sondazh

Poll