Sport

Erling Braut Haaland, djaloshi i Dortmundit nuk ndalet së shënuari, sulmuesi po thyen çdo rekord

19 Shkurt 2020, 11:37 Nga DOSJA
Erling Braut Haaland, djaloshi i Dortmundit nuk ndalet së shënuari,

GJERMANI– 39 gola, 6 hat-tricks, 11 gola në shtatë ndeshje për Borussia Dortmund. 10 gola në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve. Të gjitha këto në moshën 19 vjeç.

Statistikat e Erling Braut Haaland këtë sezon janë fantastike. Forma e mrekullueshme e norvegjezit vazhdoi të martën pasi dy golat e tij i dhanë Dortmundit një fitore 2-1 ndaj Paris St-Germain në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, sulmuesi ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve në 2019-20 se e gjithë skuadra e Barcelonës dhe është lojtari i parë në historinë e Dortmundit që shënoi në ndeshjen e tij të parë në Bundesligë, ndeshjen e parë në Kupën e Gjermanisë dhe në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve.

Por Haaland, i cili tani është golashënuesi më i mirë i këtij konkursi këtë sezon së bashku me Robert Lewandowski të Bayern Munich, nuk po kënaqet.

“Unë jam i kënaqur për çmimin njeriu i ndeshjes, por ndjehem sikur ende mund të bëj më mirë,” tha ai. “Unë duhet të luaj më mirë në këtë nivel, duhet të punoj shumë për tu përmirësuar. Që nga koha kur është bashkuar me Dortmund,11 golat e tij kanë ardhur në vetëm 450 minuta futboll – mesatarisht një gol çdo 41 minuta.”-shtoi ai.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 11 gola 39 gola 6 hat-tricks borussia dortmund erling braut haaland haaland 11 gola 39 gola 6 hat-tricks borussia dortmund erling braut haaland haaland

Sondazh

Poll