Sport

Santos kërkon akoma të përfitojë prej Neymar, klubi brazilian kërkesë Barcelonës për disa para të munguara

19 Shkurt 2020, 14:37 Nga DOSJA
Santos kërkon akoma të përfitojë prej Neymar, klubi

BRAZIL- Santos, klubi brazilian, ka kërkuar që Barcelona të paguajë edhe një shifër tjetër prej 4.5 milion eurosh si pjesë e transferimit të Neymarit në Camp Nou në vitin 2013. Ka pasur mosmarrëveshje të ndryshme për vlerën e vërtetë të marrëveshjes në vitet që pasuan transferimin e Neymarit te Barcleona.

Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, Santos i dërgoi klubit spanjoll një fax për të kërkuar një pagesë tjetër prej 4.5 milion eurosh. Santosi pretendon se Barcelona nuk e ka përmbushur një klauzolë që ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2013 që i detyroi ata të luanin ndaj klubit brazilian në dy miqësore.

E para nga ata erdhi në trofeun Joan Gamper në vitin 2013 por, pasi që një miqësore e dytë nuk është organizuar asnjëherë, Santosi do kompensim. Dhe sikur nuk i mjaftuan problemet e fundit në klub, ku u përfshinë kapiteni Lionel Messi dhe drejtori sportiv Eric Abidal, tashmë te Barcelona ka një tjetër çështje.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona neymar barcelona neymar

Sondazh

Poll