Aktualitet

1 mijë euro për të mos prishur tendën/ GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’ (EMRAT)

Klajdi Zhilla Geraldo Fuçia u ndaluan në muajin gusht të vitit 2025, pasi u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.

24 Shkurt 2026, 15:22 Nga E. D
1 mijë euro për të mos prishur tendën/ GJKKO dënon me
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 3 vite burg Klajdi Zhillën dhe Geraldo Fuçia ish-inspektorë të IKMT të cilët akuzohen për korrupsion. Në aplikim gjykimit të shkurtuar atyre iu zbret në 2 vite. Gjykata vendosi që të ia pezullojë burgun duke i dënuar me kusht që për 2 vite të mbajnë kontakt me shërbimin e provës.

Klajdi Zhilla Geraldo Fuçia u ndaluan në muajin gusht të vitit 2025, pasi u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.

Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. Prej tyre, në arrest në burg u la vetëm Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim pasi ishte ai që mori paratë nga pronari i objektit. Ndërsa, dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë./Dosja.al

gjkko geraldo fuçia klajdi zhil

Sondazh

Poll