Aktualitet

VIDEO/ Vrasja e Egli Pashollarit! Pamjet kur çifti braktis mjetin dhe largohet në këmbë, gruaja: Shoferi i mjetit na ofendoi me fjalë të rënda

Mësohet se Laureta Buçpapaj, ka deklarar se më datë 20.02.2026, rreth orës 15:05, pasi përfundoi orarin e punës, është larguar nga vendi i punës me automjetin tip “Audi”, me targa AA 709 VM, me drejtues bashkëshortin e saj, Gazment Buçpapaj.

24 Shkurt 2026, 14:09 Nga D.S

VIDEO/ Vrasja e Egli Pashollarit! Pamjet kur çifti braktis mjetin dhe

TIRANË- Janë publikuar pamjet ku pasi bashkëshorti goditi me thikë për vdekje të riun Pashollari, çifti Buçpapaj braktisi mjetin dhe u larguan në këmbë. Mësohet se Laureta Buçpapaj, ka deklarar se më datë 20.02.2026, rreth orës 15:05, pasi përfundoi orarin e punës, është larguar nga vendi i punës me automjetin tip “Audi”, me targa AA 709 VM, me drejtues bashkëshortin e saj, Gazment Buçpapaj.

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës” ku edhe ka ndodhur ngjarja, gruaja ka deklaruar se një automjet ngjyrë gri e kishte bllokuar rrugën. Bashkëshorti i saj i kishte rënë borisë për ta sinjalizuar të lëvizë, por shoferi i mjetit i kishte ofenduar me fjalë të rënda.


Sipas saj, makina gri ka lëvizur ngadalë përpara tyre ndërkohë Gazmend Buçpapaj i ka rënë borisë dhe mjeti ka ndaluar. Më tej ajo shpjegon se, nga automjeti kanë zbritur tre persona, përfshirë një djalë rreth të 30-va, me trup të dobët dhe bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe më pas janë përplasur me grushte me personat përreth.

Laureta Buçpapaj ka ndërhyrë duke shtyrë drejtuesin e mjetit gri dhe një nga personat, nga ku ka konstatuar se shoferi ishte gjakosur. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë larguar fillimisht me makinë, e cila është braktisur rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes. Më pas ata janë larguar në këmbë drejt rrugës së Kavajës. 

Gazment Buçpapaj ka ndërruar rrobat në banesë dhe më pas është larguar në këmbë drejt qendrës së Tiranës, pa marrë telefonin e tij. Laureta Buçpapaj deklaoi se Gazmendi mund ta ketë përdorur një thikë me palosje që e ka parë më parë në makinën e tij./Dosja.al

Sondazh

Poll