Aktualitet

VIDEO/ Masakër mjedisore në Cërrik, ja si vazhdon grryerja e lumit Shkumbin për inerte

Banorët e qytetit të Cërrikut kanë bërë një denoncim pranë redaksisë Dosja.al, në lidhje me grryerjet pa kriterë që po ndodhin në lumin Shkumbin pranë Cërrikut. 

24 Shkurt 2026, 14:47 Nga I.A
VIDEO/ Masakër mjedisore në Cërrik, ja si vazhdon grryerja e
Pamjet

CËRRIK- Pamjet e mëposhtme dëshmojnë më së miri masakrën mjedisore që po i bëhet lumit Shkumbin. Banorët e qytetit të Cërrikut kanë bërë një denoncim pranë redaksisë Dosja.al, në lidhje me grryerjet pa kriterë që po ndodhin në lumin Shkumbin pranë Cërrikut. 

Grryerjet në këtë lum, po bëhen nga 'vëllezërit Hysa' dhe nuk kanë të ndalur. Ky denoncim ka ardhur pas shembjes së aksit Prrenjas-Librazhd si pasojë e grryerjes së lumit Shkumbin.

Deri më tani autoritetet ligjzbatuese nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar grryerjet pa kriter të lumit Shkumbin. Ndërkohë që për situatën pamjet flasin vete sesa serioze është./Dosja.al

lumbi shkumbin vëllezërit hysa

Sondazh

Poll