Aktualitet

Tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores, nis hetimi për 35-vjeçarin në Durrës

Ai u ndalua nga policia në aksin rrugor “Plepa-Romanat”, duke lëvizur kundërvajtje me automjet dhe duke përdorur celularin.

24 Shkurt 2026, 15:20 Nga DOSJA
Tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores, nis hetimi për
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka nisur ditën e sotme hetimin për një 35-vjeçar, në qytetin e Durrësit. Kjo, pasi ai  ka tentuar të korruptonte efektivët e Rrugores. Ai u ndalua nga policia në aksin rrugor “Plepa-Romanat”, duke lëvizur kundërvajtje me automjet dhe duke përdorur celularin.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin. Mbi të rëndon akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Njoftimi i policisë

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në aksin rrugor “Plepa-Romanat”, duke lëvizur kundërvajtje me automjet dhe duke përdorur celularin. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ai nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin. Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit, për të shmangur masën administrative për këto shkelje, iu ka ofruar atyre, 2000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 35 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

durrës 35-vjeçar kundërvajtje

Sondazh

Poll