Aktualitet

Do të pastronte paratë e Cosa Nostrës/ SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin dhe konfiskimin e 18.3 mln eurove

Mbi të rëndon akuzat për veprën penale, pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

24 Shkurt 2026, 14:28 Nga E.d
Do të pastronte paratë e Cosa Nostrës/ SPAK kërkon 13 vite
Rezart Taçi

TIRANË- SPAK ka kërkuar 13 vite burg për Rezart Taçin, i cili  do të pastronte 18.3 mln euro të Cosa Nostras. Aktualisht, Taçi është në kërkim nga drejtësia dhe po gjykohet në mungesë. Mbi të rëndon akuzat për veprën penale, pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Prokurori i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar konfiskimin e 18 milionë eurove të dyshuara si pasuri e mafias italiane dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Gjykimi ndaj biznesmenit është mbajtur i pezulluar për një viti. Kjo për shkak se ai nuk është lokalizuar për t’u ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur në mungesë.

Avokatja Ilenja Mëhilli, ka kërkuar pushimin e çështjes. Kjo  duke theksuar se prokuroria ka ndarë procedimin për shtetasit italianë dhe e ka transferuar dosjen për gjykim në Itali.

Bëhet fjalë për Francesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, ndaj të cilëve procesi po vijon në shtetin italian. Sipas avokatëve, edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi po gjykohet atje për të njëjtat akuza. Në këtë çështje, Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”./Dosja.al

cosa nostras rezart taçi spak

Sondazh

Poll