Aktualitet

Operacioni i SPAK kundër Call Center/ Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të arrestuarit (EMRAT)

Katër punonjësit e call center-it, akuzohen për mashtrim kompjuterik. Të katër personat, sëbashku me Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, u arrestuan pas një operacioni të SPAK dhe BKH në dy kullat luksoze në Tiranë.

24 Shkurt 2026, 15:28 Nga E.d
Operacioni i SPAK kundër Call Center/ Gjykata e Posaçme ndryshon
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masat e sigurisë për 4 të arrestuarit, në kuadër të operacionit të SPAK kundër mashtrimit përmes Call Center-ave. Katër të arrestuarit Elis Merkaj, Endri Gjata, Remir Gjoligaj dhe David Qerimi janë lënë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Katër punonjësit e call center-it, akuzohen për mashtrim kompjuterik. Të katër personat, sëbashku me Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi, u arrestuan pas një operacioni të SPAK dhe BKH në dy kullat luksoze në Tiranë.

Hetimet lidhen me një rrjet të dyshuar mashtrimi, që sipas autoriteteve ka dëmtuar dhe mashtruar qindra qytetarë europianë. Ndërkohë që 6 punonjës të tjerët, transportuan pajisjet e Call Center nga kulla “Atti Tower” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Downtown One”.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 7 akti, datë 19.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve E.M, E.Gj, R.Gj, K.K dhe H.Xh dhe D.Q: “Ankim kundër vendimit nr. 3, datë 19.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, me afat 30 ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 24 5pika 1, shkronja “d”, të Kodit të Procedurës Penale”, si vijon:

1-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit/të hetuarit K.K dhe H.Xh.

2-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q lidhur me vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të tyre në datën 17.01.2026, përkatësisht në orët 04:50 dhe 05:00.

3-Ndryshimin e vendimit nr.3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa ka disponuar për masën e sigurimit personal ndaj ankuesve\të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në këtë mënyrë:

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.M, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit R.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit D.Q, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Urdhërohet lirimi nga ambjentet e paraburgimit i të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në rast se nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi./Dosja.al

call center spak gjykata e posaçme

Sondazh

Poll