Politike

Berisha: Dënoj sulmin ndaj selisë së PD, e paralajmëroj Ramën se përgjigja do jetë ajo që nuk ia pret mendja atij

Në një deklaratë për shtyp, ai paralajmëroi kryeministrin Rama të ndërpresë çdo sulm ndaj selisë sepse sipas tij përgjigja mund të jetë ajo që nuk ia pret mendja.

23 Shkurt 2026, 13:29 Nga D.S
Berisha: Dënoj sulmin ndaj selisë së PD, e paralajmëroj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënon sulmin e ushtruar ndaj selisë së Partisë Demokratike pasditen e 20 shkurtit.

Në një deklaratë për shtyp, ai paralajmëroi kryeministrin Rama të ndërpresë çdo sulm ndaj selisë sepse sipas tij përgjigja mund të jetë ajo që nuk ia pret mendja. Ndër të tjera Berisha tha se, degët e PD kanë marrë porosi të bëjnë rikonjicion për të gjitha selitë e PS në qarqe.

"Atëherë, të përshëndes heronjtë e revoltës. Dënoj me forcën më të madhe keqtrajtimin policor që bë ndaj të rinjve, të cilët ishin energjia, guximi dhe fytyra e vërtetë e protestës. Dënoj me forcën më të madhe sulmin ndaj selisë së PD dhe e paralajmëroj Edi Ramën të ndërpresë çdo sulm ndaj selisë sepse përgjigja mund të jetë ajo që nuk ia pret mendja atij. Degët e PD kanë marrë porosi të bëjnë rikonjicion për të gjitha selitë e PS në qarqe dhe rrethe dhe unë e paralajmëroj edhe njëherë sepse ju e keni parë, sulmi në mënyrën më absurde u përqendrua tek selia.

Aty u pozicionuan një grup banditësh me uniformë që qëllonin me të gjitha mjetet në drejtim të selisë dhe një grupi protestuesish që ishin në rrugë para selisë. Çfarë po bënin ata? Çfarë kërcënimi përbënin ata që qëndronin para selisë së tyre? Në fakt, po sulmohej selia. Dhe unë përsëri i them, Edi Rama u garantoj ju se për të shpëtuar lëkurën e tij, do donte që t’ia digjnim pesë herë selinë e PS aty ku është. Por ajo nuk do ndodhë kur do ai. Këtë e siguroj.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd protesta e opozites

Sondazh

Poll