Politike

Vizita në SHBA/ Rama: Përcolla shqetësimin tonë për maskaradën e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë

Rama u shpreh se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me gjykatën e Hagës do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese.

22 Shkurt 2026, 09:42 Nga I.A
Vizita në SHBA/ Rama: Përcolla shqetësimin tonë për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën që pati në SHBA në mbledhjen e Bordit të Paqes. Në podcastin 'Flasim', Rama deklaroi se në këtë mbledhje ka përcjellë shqetësimin kombëtar për masakardën e Drejtësisë Speciale në Hagë. 

Rama u shpreh se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me gjykatën e Hagës do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese.

'Vizita në ëashington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Më vjen mirë natyrisht për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova edhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës.

Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit lidhur me atë gjykatë, deri më sot, pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund e dëshpëruar me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre udhëheqësit e tjerë të luftës çlirimtare, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese, e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës, pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, tha Rama./Dosja.al

 

 

edi rama

Sondazh

Poll