Politike

Berisha: Çfarëdo ligji apo ndryshimi të Kodit të bëjmë me Edi Ramën ka zero vlerë, prandaj duhet ta largojmë me çdo kusht

Lideri i opozitës, ka përmendur rezolutat që këto forca politike kanë miratuar, ku shprehen për denoncimet e PD dhe farsën zgjedhore.

21 Shkurt 2026, 14:19 Nga E. D
Berisha: Çfarëdo ligji apo ndryshimi të Kodit të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar mbështetjen ndërkombëtare që ka marrë PD. Gjithashtu Lideri i opozitës, ka theksuar se çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor që bëhet me Edi Ramën ka "zero vlerë" dhe nuk mund të sjellë zgjedhje të drejta e të barabarta, për shkak të manipulimeve dhe skemave të ndjekura nga kryeministri.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Sokol Deliaj: Partitë Popullore Europiane dhe botërore, mbështetën PD me 7 rezoluta ku theksuan se në Shqipëri kishte zgjedhje fiktive dhe jo të lira e të barabarta. A duhet ti kërkoni mbështetjen këtyre partive që të kemi në Shqipëri një kod zgjedhor të drejtë dhe të barbartë për të gjitha partitë, duke e ndryshuar komplet këtë reformë zgjedhore dhe të kemi edhe një reformë territoriale që respekton popullin dhe ndal shpopullimin. Duhet të rikthehen përsëri komunat, të paktën gjysma e tyre në të gjithë Shqipërinë.

Sali Berisha: Sigurisht që ne kemi mbështetje të plotë. Edhe njëherë demokratët duhet ta dinë mirë, se ne kemi mbështetje të fuqishme nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë. Dhe kjo mbështetje është konkretizuar në 7 rezoluta në të cilat konfirmohen të gjitha denoncimet që PD ka bërë për narkoshtetin e Edi Ramës, për diktaturën autoritare të Edi Ramës, për farsën elektorale të Edi Ramës, për bashkëpunimin e tij me krimin dhe me radhë.

Padyshim që reforma elektorale ka vlerën e vet. Por nga ana tjetër të garantoj se çfarëdo ligji apo ndryshimi që do të bëjmë me Edi Ramën ka zero vlerë. Dalim aty ku thoshte sot agjencia sot më e madhe në botë, e komunikimit me fotografi Getty Image, kishte vënë etiketën, Shqipëria vendi i zgjedhjeve të stilit Stalinist. Për ta bërë më të qartë Sokol. Edi Rama në vitin 2023 deklaroi se për të Kodi Zgjedhor është një kinezëri. Pra e shumëzoi me zero kodin zgjedhor ai.
Ndaj ne nëse duam zgjedhje të dashur mik dhe duam sigurisht, duhet të largojmë me çdo kusht armikun më të egër të botës së shqiptarëve, Edi Ramën./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll