Politike

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Lideri i opozitës, u shpreh se është ibindur se drejtuesit, udhëheqësit shpirtërorë të komuniteteve nuk pajtohen me qëndrime të tilla dhe në lutjet dhe në shpirtin e tyre ata do ta thonë fjalën.

21 Shkurt 2026, 13:42 Nga E. D
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit, mbrëmjen e kaluar. Berisha theksoi se tarracat e xhamisë u mbushën me banditë dhe patronazhistë me uniformë që sipas tij, është përdhosje për vakëfin. Lideri i opozitës, u shpreh se është ibindur se drejtuesit, udhëheqësit shpirtërorë të komuniteteve nuk pajtohen me qëndrime të tilla dhe në lutjet dhe në shpirtin e tyre ata do ta thonë fjalën.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Renis Haçkaj: A do i kontaktoni përfaqësuesit e besimeve fetare dhe t’u kërkoni të mos përdoren nga regjimi. A kanë këta përfaqësues ndonjë koment për gazin e hedhur në kisha dhe xhami? A do të pranojnë këta përfaqësues që pas gazit lotsjellës të ulen bashkë me regjimin në dreka e darka iftaresh, syfyresh, bamirësie, etj? Vehbi Alizeneli: Doktor, xhamia u mbyt në gaz lotsjellës dhe helmues. Si mundet Komuniteti Mysliman nuk ka reaguar? A mundet Rama të ketë gllabëruar edhe komunitete fetare në Shqipëri?

Sali Berisha: Tani, më lejoni të bëj një sqarim. Lidhur me gazin tek xhamia, ne e dinim se pas iftarit, mijëra besimtarë do të mbushnin sallat e xhamisë për të falur namazin dhe vendosëm që ne nuk do të zhvillojmë asnjë protestë në territorin apo paralel me territorin e xhamisë në mënyrë që të mos ketë asnjë shkak për hedhjen e gazit dhe prishjen e namazit të besimtarëve myslimanë.
Pavarësisht nga kjo, drejt xhamisë u hodhën bomba tymuese dhe gazi lotsjellës sa asnjëherë tjetër.

Tarracat e xhamisë u mbushën me banditë dhe patronazhistë me uniformë që është përdhosje për vakëfin. Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë, dhunimin e besimtarëve gjatë faljes së namazit dhe hedhjen e gazit dhe bombave tymuese në territorin e xhamisë. Jam i bindur se drejtuesit, udhëheqësit shpirtërorë të komuniteteve nuk pajtohen me qëndrime të tilla dhe në lutjet dhe në shpirtin e tyre ata do ta thonë fjalën. A do komunikojnë ata me qeverinë, nuk mund të them se çfarë do bëjnë, pasi çdo komunikim bie në vesh të shurdhër./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll