Politike

Bllokohet lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Përdorni rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan

Me anë të një njoftimi zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

21 Shkurt 2026, 15:00 Nga E. D

Bllokohet lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Përdorni rrugën

LIBRAZHD- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se aksi rrugor Librazhd-Prrenjas do të bllokohet, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Me anë të një njoftimi zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Njoftimi i ARRSH:

Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment.

Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme”-thuhet në njoftimin e ARRSH./Dosja.al

arrsh

Sondazh

Poll