Politike

Berisha: Kjo nuk është protesta e PD dhe opozitës, por e gjithë shqiptarëve që nuk do të vidhet

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati shprehu besimin e tij se, ashtu siç ndodhi në vitin 1990, edhe sot qytetarët do të ngrihen në mbështetje të kauzës për një Shqipëri më të drejtë dhe të integruar në Europë.

21 Shkurt 2026, 13:41 Nga E. D
Berisha: Kjo nuk është protesta e PD dhe opozitës, por e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta që po zhvillohet nuk është vetëm e Partisë Demokratike apo opozitës, por një lëvizje masive e çdo qytetari shqiptar që kërkon të mbrojë dinjitetin dhe të ardhmen e vendit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati shprehu besimin e tij se, ashtu siç ndodhi në vitin 1990, edhe sot qytetarët do të ngrihen në mbështetje të kauzës për një Shqipëri më të drejtë dhe të integruar në Europë.

Pjesë nga bashkëbisedimi: 

Eda Grimci: Qëndresa e qytetarëve tregoi revoltë dhe padurim për të çliruar vendi nga krimi dhe korrupsioni. Qytetarët duan protesta, kur do të jetë protesta e radhës.

Sali Berisha: Përshëndetje Eda, shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre. Protesta e ardhshme do të përcaktohet, njoftohet shumë shpejt. Por tani detyra jonë është të ulemi me çdo fqinj, me çdo shqiptar.
Nuk është protestë e PD, nuk është protestë e opozitës, është protestë e çdo shqiptari, për dinjitet, për moralin, është protestë për të ardhmen, për interesin jetik, për të mos u vjedhur siç po vidhemi, për të mbajtur të hapura dyert e integrimit europian.

Është protestë për zgjedhjet e lira. Ndaj dhe asnjeri nuk duhet ta shohë këtë protestë ndryshe nga ç’është. Është protestë që qytetari shqiptar të mos vidhet.
Është protestë që qytetari shqiptar të mos i ketë të mbylla dyert e integrimit në Europë. Është protestë që qytetari shqiptar të mos zhvillojë, siç thoshte sot, agjencia më e madhe e komunikimit me fotografi në botë, zgjedhje të stilit Stalinist në Shqipëri.

Pra protestë për të garantuar zgjedhje të lira. Por unë jam besimplotë se kjo do të ndodhë. Pak më parë i shpjegova një bashkëbiseduesi se çfarë ndodhi natën e 9 dhjetorit 1990. Dhe e vërteta është që të nesërmen e të pasnesërmen Tirana që dukej indiferente dhe inerte u derdh e tëra në mbështetje të studentëve. Kjo do të ndodhë dhe në Shqipëri./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll