Politike

Berisha i bën thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare: Qevrisja aktuale është një regjim diktatorial 

Gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-së, Berisha tha se qevrisja aktuale është një regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar edhe diktaturën e kaluar, duke e vënë Shqipërinë në rrugën e shuarjes demografike.

21 Shkurt 2026, 16:18 Nga E.d
Berisha i bën thirrje diasporës për protesta pranë
Foto ilustruse

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të diasporës. Ai ka bërë thirrje për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare. 

Gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e PD-së, Berisha tha se qevrisja aktuale është një regjim diktatorial që ka tejkaluar në dëm kombëtar edhe diktaturën e kaluar, duke e vënë Shqipërinë në rrugën e shuarjes demografike.

Lideri demokrat deklaroi se nga viti 1990 – 2026 lindjet janë ulur në 74%. Ndërsa shtoi se sipas përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh. Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë këtë model dhe është i përgatitur të kthejë në “pikën zero” procesin e integrimit të Shqipërisë.

 “Në rafshin e dëmit kombëtar kjo faktohet më e dëmshme se ajo tjetra në kuptimin që ai persekutoi 120 mijë shqiptarë, 40 i çoi në kampe përqëndrimi, 60 mijë i pushkatoi. Kurse ky largoi nga Shqipëria në 10 vite 45% të shqiptarëve dhe ne nuk po e realizojmë se si ne po vrapojmë drejt shuarjes. Nga viti 1990 – 2026 lindjet janë ulur në 74%. Vjetërsimi i popullatës është bërë me ritme 300% më të mëdha se sa në Europë. Sipas të gjitha përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh”, paralajmëroi lideri i opozitës.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që ta shohin këtë jo si një betejë partiake, por si një betejë për ekzistencën e Shqipërisë. 

Protesta në diasporë: Mobilizim i plotë pranë ambasadave të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Mbrojtja e votës: Çdo qytetar që beson te dënimi i vjedhjes dhe te rruga evropiane duhet të jetë në shesh. Protesta paqësore: Mobilizim i përgjithshëm kundër regjimit Rama-Balluku për t’i kthyer vendit legjitimitetin.

“Kjo betejë është plotësisht e fitueshme. Mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë realitetin tonë sepse këtu po mbrohet korrupsioni. Duhet t’u tregojmë vendeve të lira se kush qeveris vërtet në Shqipëri,” mbylli fjalën e tij Berisha./Dosja.al

sali berisha diasporë pd

Sondazh

Poll