Aktualitet

 “Dua të iki në shtëpi!”! Pas disa orësh e bllokuar në trafik, qytetarja humb ndjenjat 

Ajo ka kërkuar që të zhbllokohet rruga dhe autoritetet përkatëse të veprojnë më shpejt në lidhje me këtë situatë.

21 Shkurt 2026, 20:54 Nga E.d
 “Dua të iki në shtëpi!”! Pas disa orësh e
Foto ilustruse

LIBRAZHD- Një incident ka ndodhur, si pasojë e situatës në juglindje të vendit, ku automjetet kanë mbetur të bllokuara për disa orë. Një qytetare ka humbur ndjenjat si pasojë e gjendjes së krijuar. Ajo ka kërkuar që të zhbllokohet rruga dhe autoritetet përkatëse të veprojnë më shpejt në lidhje me këtë situatë.

“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat.

Kjo situatë ka ardhur pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Pogradec. Qindra qytetarë dhë automjete kanë mbetur të izoluar prej disa orëve. Kjo ka shkaktuar kaos, panik dhe revoltë nga ana e tyre. Një qytetar është shprehur se ka mbetur i bllokuar që prej orës 13:00. 

“U kthyem nga rruga sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. U kthyem nga Qukësi policia na tha të ndjekim rrugën për në Lozha, aty ishte e bllokuar tani nuk dimë as ku të ikim. Kam që në orën 13 i bllokuar. Nuk e di ku do të shkojmë tani apo ku do të kalojmë natën”, shprehet një nga qytetarët./Dosja.al

qytetare arrsh librazhd-pogradec

Sondazh

Poll