Aktualitet

Zhbllokohet aksi alternativ Maliq–Gramsh, rruga hapet në dy korsitë  

Shumë qytetarët të cilët kanë udhëtuar drejt juglindjes, janë përballur me rrugë të bllokuar dhe rradhë kilometrike, të shkaktuara si pasojë e trafikut të rënduar. 

21 Shkurt 2026, 20:17 Nga E.d
Zhbllokohet aksi alternativ Maliq–Gramsh, rruga hapet në dy
Foto ilustruse

GRAMSH- Aksi rrugor alternativ Maliq–Gramsh, është zhbllokuar. Rruga është hapur në dy korsitë e saj. Prej disa orësh, ky aks i cili shërbeu si rrugë alternative kishte mbetur i bllokuar. Shumë qytetarët të cilët kanë udhëtuar drejt juglindjes, janë përballur me rrugë të bllokuar dhe rradhë kilometrike, të shkaktuara si pasojë e trafikut të rënduar. 

Rradhët e gjata u krijuan fillimisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Pogradec. Por situata u rëndua, kur edhe rruga altenative Moglicë-Lozhan u bllokua. Kjo solli rradhë të gjata dhe vështirësoi lëvizjen e automjeteve./Dosja.al

maliq–gramsh rruga policia

Sondazh

Poll