Aktualitet

Vrasja në Kavajë, policia del në njoftim zyrtar: Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, viktima u godit me thikë në zemër

Autori është Landi Derjaj (Puja), 48 vjeç, banues në Kavajë.

21 Shkurt 2026, 16:37 Nga E.d
Vrasja në Kavajë, policia del në njoftim zyrtar: Identifikohet
Pamje nga vendngjarja

KAVAJA- Policia ka dalë në njoftim zyrtar, në lidhje me vrasjen e ndodhur pak orë më parë në qytetin e Kavajës. Në njoftimin e policisë, thuhet se autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Autori është Landi Derjaj (Puja), 48 vjeç, banues në Kavajë.

Konflikti i cili nisi për motive të dobëta, përfundoj në përdorimin e mjeteve prerëse. Si pasojë e kësaj ngjarje ka humbur jetën, Alket Isufi. Ai është goditur nga autori me thikë në afërsi të zemrës, goditje e cila ka rrezukuar fatale. 

Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Kavajë / Informacion shtesë.

Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë. Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

vrasje kavaja policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2026, 15:19 E.d

Vritet 47-vjeçari në Kavajë

Foto ilustruse KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 47-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se...