Aktualitet

E rëndë në Greqi! Shqiptari abuzon seksualisht me një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe ngacmon motrën e saj binjake, ngjarja u zbulua nga...

Mediat greke shkruajnë se nga shoku, ajo e ka ndjekur shqiptarin me thikë, por ai ka arritur të arratiset. 

21 Shkurt 2026, 16:49 Nga E.d
E rëndë në Greqi! Shqiptari abuzon seksualisht me
Ndërtesa ku jetonte nëna me vajzat e saj binjake

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu ai dyshohet se ka ngacmuar edhe motrën e saj binjake.

Ngjarja e rëndë është kuptuar fillimisht nga nëna e vjazave, e cila ka ka parë shqiptarin përmes kamerave të banesës së saj. Mediat greke shkruajnë se nga shoku, ajo e ka ndjekur shqiptarin me thikë, por ai ka arritur të arratiset. 

“Autori i dyshuar është një burrë me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se ka ndihmuar nënën e tij me pazar dhe jeton në të njëjtën zonë. Sipas të njëjtave informacione, vajza ka edhe një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara. Njëra nga dy vajzat dyshohet se ka pësuar abuzim seksual, ndërsa në të dytën, autori dyshohet se ka tentuar të sulmojë pa mundur, sipas provave të deritanishme, të përfundojë aktin e tij të tmerrshëm. ” shkruan Protothema.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kypseli dhe nëna e vajzave ka bërë denoncimin në Polici. Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim autorin e ngjarjes së rëndë, ndërsa po punohet për kapjen e tij./Dosja.al

greqi shqiptar policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2026, 15:19 E.d

Vritet 47-vjeçari në Kavajë

Foto ilustruse KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 47-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se...