Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të kokainës në Greqi! Arrestohen 3 shqiptarë dhe sekuestrohen 300 mijë euro (EMRAT)

Ai siguronte sasitë e nevojshme të lëndëve narkotike nga Athina, organizonte transportin e tyre me anë të anijeve nga Pireu në Rodos, ku dhe më pas shpërndahej. 

21 Shkurt 2026, 17:10 Nga E.d
Çmontohet rrjeti i trafikut të kokainës në Greqi!
Foto ilustruse

GREQI- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Greqi tre shqiptarë, për trafik droge. Shqiptarët e arrestuar janë Alen Rizvani, 40 vjeç, Ermal Shametaj, 46 vjeç dhe Sotir Pano, 37 vjeç. Grupi kriminal, drejtohej nga Alen Rizvani. Ai siguronte sasitë e nevojshme të lëndëve narkotike nga Athina, organizonte transportin e tyre me anë të anijeve nga Pireu në Rodos, ku dhe më pas shpërndahej. 

Ndërsa Ermal Shametaj, Sotir Pano si dhe dy shtetas grekë, mes të cilëve një ushtar ishin bashkëpuntorët e tij. Mediat greke shkruajnë se kjo organizatë kriminale dyshohet se tregtoi të paktën 7 kilogramë kokainë, me një vlerë shitjeje të vlerësuar prej mbi 700 mijë eurosh. Policia ka arrestuar pesë personat, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Policia gjeti dhe sekuestroi 327.395 euro, kanabis të papërpunuar me një peshë totale bruto prej 1.6 kg, kokainë me një peshë totale bruto prej 27.23 gramë, 4 peshore precize, telefona celularë dhe ditarë me shënime të shkruara me dorë./Dosja.al

sotir pano ermal shametaj  alen rizvani 

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2026, 15:19 E.d

Vritet 47-vjeçari në Kavajë

Foto ilustruse KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 47-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se...