Aktualitet

 “Paralizohet” aksi Maliq- Gramsh/ Radhë kilometrike automjetesh drejt Tiranës

Qarkullimi është bllokuar edhe në Lozhan, pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi.

21 Shkurt 2026, 19:14 Nga E.d
 “Paralizohet” aksi Maliq- Gramsh/ Radhë kilometrike
Foto ilustruse

TIRANA- Një rradhë kilometrike është shënuar nga automjetetet që kthehen nga Korça drejt Tiranës, pasi aksi rrugor Maliq-Gramsh është “paralizuar”. ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative për shkak të dëmtimeve në aksin Librazhd-Pogradec, konkretisht në vendin e quajtur Arrat e Gurrës.

Bëhet me dije se për shkak të radhës në aksin Maliq – Moglicë, policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Qarkullimi është bllokuar edhe në Lozhan, pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim, pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të hiqet trajleri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi më herët se në aksin Librazhd-Pogradec, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve. ARRSH u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës. 

“Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.”, thuhej në njoftimin e ARRSH./Dosja.al

arrsh maliq – moglicë tiranë

Sondazh

Poll