Aktualitet

Trafik kokaine dhe hashashi/ Arrestohen 4 persona në Itali, mes tyre edhe një 34-vjeçar shqiptar

34-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe në bashkëpunim me shtabin e policisë është konstatuar se është i parregullt.

21 Shkurt 2026, 19:37 Nga E.d
Trafik kokaine dhe hashashi/ Arrestohen 4 persona në Itali, mes tyre edhe
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka goditur një grup kriminal, i cili merrej me trafikun e kokainës. Si pasojë e këtij operacioni janë arrestuar katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar. 34-vjeçari shqiptar, ishte i pastrehë dhe me banim të paligjshëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se në kuadër të kësaj, janë sekuestruar 1 kg kokainë dhe hashash, së bashku me mbi 2,000 euro në para të gatshme.

34-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe në bashkëpunim me shtabin e policisë është konstatuar se është i parregullt. Atij i është lëshuar një dekret dëbimi me shoqërim të menjëhershëm të detyruar në qendrën e paraburgimit për riatdhesim në Bari.

Më tej u arrestuan edhe tre të tjerë në Nepi, mes të cilëve një çift. Fal qenve antidrogë u zbuluan 150 gramë hashash të fshehur në kuzhinë dhe 17 gramë kokainë që gruaja ishte përpjekur ta fshihte në rrobat e saj. Të gjitha materialet e nevojshme të paketimit, përzierës dhe mjete të tjera të përdorura si agjent prerës, u gjetën në shtëpi, si dhe 2,150 euro në para të gatshme që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm./Dosja.al

itali shqiptar policia

Sondazh

Poll